Gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën e SPAK dhe ka kaluar çështjen “5D” për gjykim.
Duke qenë se është pranuar edhe procesi i gjykimit të shkurtuar, është shtyrë seanca për në datën 21 Shkurt, ora 12:00 pasi duhet të plotësohet trupa gjykuese me dy anëtarë të tjerë.
Të pandehur zyrtarisht për këtë çështje janë ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha.
Të pandehurit për dosjen “5D”:
Redi Molla – korrupsion pasiv në 7 raste dhe 4 herë e kryer në bashkëpunim, refuzimi për të deklaruar pasurinë në 5 raste dhe pastrim parash
Mariglen Qato – Korrupsion pasiv në 4 raste, fshehje e pasurive dhe pastrim parash.
Taulant Tusha – shkelje e barazisë në tendera në 2 raste
Enton Punavija – shkelje e barazisë në tendera në 2 raste
Julian Zanaj – shkelje e barazisë në tendera
Albano Janku – shkelje e barazisë në tendera
Nestor Muhametllari – korrupsion aktiv në 2 raste dhe pastrim parash
Ky rast është vetëm pjesa e parë e dosjes “5D”, pasi çështja është ndarë.
Gazetarja Glidona Daci raporton se mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do marrë GJKKO sa i takon dy procedurave tenderuese që kanë të bëjnë me rikonstruksionin e palestrës së mundjes që ka qenë autoritet kontraktor KS Tirana me drejtoreshë Debora Keçin dhe nga ana tjetër rikonstruksioni i sheshit të parkimit “Selman Stermasi” dhe autoritet “Tirana Parking” me drejtoreshë Englantina Zere. Të dyja janë marrë të pandehura për shkeljes së pabarazisë në tendera./tvklan.al