Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen hetimore të njohur si 5D, ku të përfshirë janë drejtorët e bashkisë së Tiranës.

Gjyqtarja Elsa Ulliri vlerësoi se kjo çështje do të gjykohet në themel duke nisur nga data 21 Shkurt, ndërsa është pranuar gjykimi i shkurtuar për të pandehurit.

Të akuzuar tek çështja “5D” janë Mariglen Qato, Redi Molla, Taulat Tusha, Albano Janku, Enton Pubavia, Julia Zanaj dhe Nestor Muhametllari.

Gjykata e Posaçme dëgjoi pak ditë më parë të gjitha kundërshtimet e drejtorëve të marrë të pandehur të Bashkisë Tiranë për veprat penale korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera.

Të pandehurit kanë kundërshtuar akuzat, duke pretenduar se SPAK nuk i ka provuar ato përmes fakteve.

Drejtorët e Bashkisë, akuzohen nga SPAK se janë pronarë faktikë të kompanisë “5D Konstruksion”, përmes të cilës ata kanë përfituar deri në 12 tendera, të zhvilluara nga institucionet që drejtonin në varësi të Bashkisë Tiranë.

Miliona Euro thotë SPAK, të varura nëpërmjet tenderave janë përfituar dhe disa shuma të majme prej tyre, janë tërhequr edhe cash nga drejtorët, të cilat janë investuar në disa raste edhe në prona të paluajshtme të cilat janë vënë në sekuestro.

SPAK përcolli Dhjetorin e kaluar kërkesën në Gjykatë për nisjen e gjykimit ndaj zyrtarëve.

Klan News