Shorti vendos Kukësi-Teuta dhe Bylis-Tirana

Kukësi-Teuta dhe Bylis-Tirana janë ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Shorti i hedhur sot në “Air Albania Stadium” përcaktoi këto duele që do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje më 2 dhe 15 Korrik.

Finalja që do të vendosë edhe fituesin e trofeut të dytë për nga rëndësia në Shqipëri do të luhet më 2 Gusht. Fituesi siguron pjesëmarrjen në kualifikueset e Europa League.

Tv Klan