Me kualifikimin e Milanit, u kompletua tabloja e ekipeve pjesëmarrëse të edicionit të Superkupës së Italisë 2024/2025. Ekipet do të përballen referuar formatit ‘Final Four’ në Arabinë Saudite dhe me fitoren e Juventusit në finalen e Kupës së Italisë ndaj Atalantës u përcaktuan edhe çiftet gjysmëfinaliste.
Kampionët e Italisë, Interi, do të luajnë kundër Atalantës, ndërsa Juventusi fituesi i Kupës ndeshet me Milanin. Pjesëmarrja në Superkupë, përveç prestigjit dhe mundësisë për të fituar një trofe të rëndësishëm, do të bëjë që skuadrat të përfitojnë edhe financiarisht.
Si fillim 4 ekipet do të shpërblehen me nga 1.6 mln euro. Më pas, finalistja ka të garantuara pesë milionë euro, ndërsa fituesi do të marrë në total tetë milionë euro. Interesimi ka qenë i madh edhe për këtë kompeticion. Në edicionin e shkuar, finalja u pa nga 7.1 milionë shikues.
Në përballjen midis Interit dhe Napolit, ishin zikaltrit ata që festuan. Sfida u vendos nga goli i Lautaro Martinez. Kompeticioni do të luhet në muajin janar në Arabinë Saudite.
Formati me katër ekipe ka nisur që të aplikohet që nga viti 2023. Më përpara, ky trofe vendosej mes dy ekipeve, kampiones së Serie A dhe fituesit të Kupës së italisë.
Klan News