Dy vëllezër kanë goditur me sende të forta një 41-vjeçar gjatë një konflikti të çastit në Gjirokastër. Si pasojë policia ka arrestuar në flagrancë 31-vjeçarin si dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij 29 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. Xh., 31 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin E. Xh., 29 vjeç (vëllezër), të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se mbrëmë, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. K., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili është dëmtuar lehtë.
Gjatë kontrollit në banesën e vëllezëve, u gjet e fshehur dhe u sekuestrua sasia 240 gramë cannabis sativa. Gjithashtu, u gjetën 2 mjete prerëse (shtiza artizanale), që i posedonte pa leje babai i tyre, shtetasin I. Xh., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, për të cilin u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lire”, thotë ndër të tjera Policia në njoftimin e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./tvklan.al