Një grup kriminal i falsifikimit të dokumenteve dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit që vepronte në Gjirokastër është goditur nga policia gjatë aksionit “No Chance”.
Në pranga ranë 8 persona si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Të arrestuarit:
A. H., 32 vjeç, banues në Tepelenë;
M. D., 40 vjeç, banues në Fier;
F. P., 56 vjeç, banues në Konispol;
M. H., 40 vjeç, banues në Tepelenë;
Y. Sh., 56 vjeç, banues në Gjirokastër;
A. S., 54 vjeç, banues në Gjirokastër;
J. Ç., 51 vjeçe, banuese në Gjirokastër;
N. T., 52 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë arrest në burg nga gjykata. Të arrestuarit dyshohet se gjatë viteve 2023 dhe 2024, kanë kryer veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të falsifikimit të dokumenteve, kundrejt përfitimit financiar.
Policia ka zbuluar edhe një laborator që shërbente për falsifikimin e dokumenteve, ku sekuestroi një shumë e konsiderueshme parash, automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë arrestuar në flagrancë edhe 2 shtetas iranianë.
Si pjesë e këtij grupi, sot u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore edhe Shefi i Sektorit të Shërbimeve Operacionale në Policinë e Gjirokastrës, kryekomisari A.F. AMP dyshonte për përfshirjen e policit në këtë aktivitet kriminal dhe rezultoi se hetimeve disa mujore dhe bashkëpunonte me grupin kriminal. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
/tvklan.al