34-vjeçari me iniciale R.Z. ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sfurk kushëririn, 42-vjeçarin me inicale S.Z., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. Z., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (sfurk), kushëririn e tij, shtetasin S. Z., 42 vjeç, banues në fshatin Brekije (Kukës), i cili është jashtë rezikut për jetën. Shtetasi S. Z. u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al