Një 23-vjeçar dhe dy shokët e tij kanë rënë në prangat e Policisë. Bëhet e ditur në njoftimin e bluve se 23-vjeçari lëvizte i armatosur me armë zjarri automatik si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe një tjetër armë zjarri.
Ndërkohë dy shokët e tij janë vënë në pranga për moskallëzim krimi.
Policia ka sekuestruar dy armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë), dhe automjetin me të cilin lëvizte i armatosur 23-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Armed”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Lëvizte i armatosur me armë zjarri automatik si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe një tjetër armë zjarri , arrestohet në flagrancë 23- vjeçari.
Vihen në pranga dhe dy shokët e tij, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen dy armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë), dhe automjeti me të cilin lëvizte i armatosur 23 vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Armed”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve;
T. H., 23 vjeç, banues në fshatin Shishtavec, për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
E.Ç., dhe A .S., të moshës 23 vjeç, të dy banues në fshatin Shishtavec, për moskallëzim krimi.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin “Benz”, me drejtues shtetasin T.H., dhe pasagjerë shtetasit E. Ç., dhe A.S. Gjatë kontrollit në automjetin, u gjet një armë zjarri automatik, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Në vijim të veprimeve hetimore, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit T.H., shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një tjetër armë zjarri ( pushkë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al