Një 60-vjeçar në Kukës ka rënë në prangat e Policisë, pasi dhunonte dhe kanoste me armë zjarri bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Sipas asaj që njofton Policia ngjarja ka ndodhur në fshatin Arrën, ku në përfundim janë sekuestruar 3 armë zjarri dhe municion luftarak, që i posedonte 60-vjeçari, në banesë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas njoftimit se një shtetas ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij dhe i kanoste ata me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reaction”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., 60 vjeç, banues në fshatin Arrën”, njofton ndër të tjera Policia.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al