Mbikëqyrësi i konkurrencës në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur një hetim për gjigandin e teknologjisë Google. Kompania po hetohet nëse ka më shumë fuqi se sa duhet në kërkimin në internet.
Google përbën 90% të kërkimeve në internet në Mbretërinë e Bashkuar, lidhur me këtë Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve po shqyrton nëse po e përdor këtë pozicion dominues për të dëmtuar konkurrencën ose zgjedhjen për përdoruesit.
Ky është hetimi i parë për gjigandin e teknologjisë pas fitimit të kompetencave të reja për të hetuar dhe zbatuar ndryshime në firmat që ajo përcakton se kanë status strategjik në tregjet digjitale.
Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve ka thënë për mediat e huaja se Google po hetohet më së shumti nëse po jep rezultate të mira.
Kompania teknologjike shprehet e gatshme për të bashkëpunuar me autoritetet kontrolluese, por nga ana tjetër thotë se e gjithë kjo duhet të ketë një kufi.
Njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) për kërkimin e saj në Google dhe hetimin e reklamave pason regjimin e konkurrencës në tregun digjital që hyn në fuqi në Janar. Hetimet do të shtrihet për një afat kohor prej 9 muaj dhe do të shihet nëse Google po përdor pozicionin e tij për të penguar rivalët, duke ndikuar kështu në tregun e lirë. Gjithashtu po hetohet nëse po përdor të dhënat e përdoruesve të saj pa pasur një pëlqim apo miratim nga pala tjetër./tvklan.al