Me argumetin se Prokuroria duhet të mbledhë prova të tjera, Gjykata e Tiranës ka caktuar 15 ditë të tjera burg për Robert Kullën.

Ai është një nga tre të dyshuarit si autorë të grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Bllok në fillim të muajit Gusht. Këtë të hënë 35-vjeçari priste të lirohej pasi përfundonte afati prej 30 ditë burg marrë nga togat e zeza në datën 3 Shtator. Por Prokurori i çështjes ka kërkuar 2 javë të tjera kohë për të kryer veprime të tjera hetimore.

Për këtë çështje janë të arrestuar Robert Liti dhe Alan Babameto të cilët kanë mohuar përfshirjen e tyre në ngjarje. 37-vjeçari Liti ka deklaruar në polici se në ditët kur është kryer grabitja ai nuk ka qenë në Tiranë. Por në një shishe uji në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një gjurmë gishti që i përket Litit dhe është prova më e fortë që kanë hetuesit.

Ndërkohë përfshirja e Babameto është faktuar nga përgjimet telefonike që vërtetojnë se 23-vjeçari ka qenë bashkëpunëtor në këtë grabitje. Në dhomën kasafortë të bankës u morën rreth 20 milion lekë të reja.

Tv Klan