Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Robert Kullën, i dyshuar si autor i grabitjes së një banke në kryeqytet.
Gjykata caktoi masën detyrim paraqitje për Kullën, i cili akuzohet për grabitjen e një banke të nivelit të dytë në zonën e ish – Bllokut, sëbashku me dy persona të tjerë, ngjarje kjo e ndodhur më 9 Gusht 2016.
Robert Kulla u ndalua nga Policia eTiranës në 30 Shtator, 3 javë pas grabitjes sëbashku me Roland Litin dhe Alan Babameto.
Në shtëpinë e Kullës policia gjeti disa mijëra euro të cilat dyshoheshin se ishin grabitur në bankën e nivelit të dytë. Por prokuroria gjatë kësaj kohe nuk arriti të vërtetojë se paratë ishin të bankës dhe për këtë arsye u kërkua lirimi i i tij.
Kulla pretendon se ditën kur është grabitur banka ai nuk ka qenë në Tiranë, por me pushime sëbashku me familjen. Sipas dëshmisë së tij, paratë e gjetura në banesë janë nga qiratë e tre bizneseve të cilat ai i ka në pronësi.
Për këtë ngjarje ndodhet në burg Robert Liri dhe Alan Babameto./tvklan.al