Lajme Arkiva 2003
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi i është përgjigjur sot pyetjes nëse dy liderët e Partisë socialiste Nano- Meta do të jenë apo jo bashkë në fushatën elektorale çka përbën edhe shqetësimin e elektoratit socialist.
Gramoz Ruçi: Nuk e ka përjashtuar Metën nga fushata elektorale e Partisë Socialiste dhe kjo pyetje e ka përgjigjen. Meta është objekt dhe subjekt i Partisë Socialiste dhe ai do të jetë pjesë e fushatës elektorale të Partisë Socialiste.
Gramoz Ruçi deklaroi se Partia Socialiste është e mirë organizuar për datën 1 Shtator kur zyrtarisht Partia Socialiste nis fushatën elektorale.
Gramoz Ruçi: Brenda afateve që përcakton ligji mendoj se në fillimin e javës së parë të shtatorit do të fillojë edhe fushata elektorale e Partisë Socialiste.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste e mohoi konfrontimin e mundshëm mes kryeministrit Nano dhe kryebashkiakut Rama të bërë publik në media ditët e fundit.
Gramoz Ruçi tha se Edi Rama është kandidat i Partisë Socialiste.
Gramoz Ruçi: Edi Rama është pjesë e fushatës së Partisë Socialiste dhe ish kandidat i Partisë Socialiste./tvklan.al