Granit Xhaka, po kalon një moment të artë në karrierën e tij futbollistike. Mesfushori me origjinë shqiptare, është nominuar për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”.
Moment historik për futbollistin, që në sezonin e fundit ishte vendimtar te Bayer Leverkusen, që kulmoi me fitimin e titullit kampion në Gjermani.
Gjithashtu, ata fituan Kupën e Gjermanisë, ndërsa u mposhtën në finalen e Europa League ndaj Atalantës.
Nominated for the 2024 Ballon d’Or
— Ballon d'Or (@ballondor) September 4, 2024
Granit Xhaka
Bayer Leverkusen
Switzerland#ballondor pic.twitter.com/UsrOnuNUWL
Ceremonia e ndarjes së “Topit të Artë” do të mbahet më 28 tetor në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit.
Nominimi i Xhakës, në çmimin më të rëndësishëm për një futbollist, konfirmon rëndësinë që lojtari ka pasur gjatë gjithë këtij viti kalendarik, te Leverkusen, por edhe te kombëtarja e Zvicrës. /tvklan.al