Afati i njohjes zgjatet deri në fund të këtij viti
Greqia do të njohë pasaportat e emigrantëve shqiptarë që skadojnë apo kanë skaduar, deri në fund të vitit 2020.
Vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë u mor nisur nga pandemia e COVID-19 dhe vështirësisë së lëvizjes së emigrantëve.
Rikthimi në atdhe për rinovimin e këtij dokumenti ishte edhe një ndër shkaqet e kaosit të krijuar në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Kakavijës.
Tashmë vlefshmëria e tyre shtyhet deri më datë 31 Dhjetor 2020 duke i bërë të pranueshme nga Qendrat e Shërbimit të Emigrantëve për cdo procedurë ligjore.
Një vendim i tillë u mor edhe nga qeveria shqiptare duke shtyrë aplikimin e pasaportave të skaduara për shtatasit shqiptarë.
Tv Klan