Nga Podkasti i tij “Flasim” Kryeministri Edi Rama u bëri sërish thirrje shqiptarëve jashtë vendit të nxitojnë të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit.

Meqë po flasim për Greqinë, për regjistrim se është e pashmangshme dua ti them të gjithëve që data e fundit, deri tani, e regjistrimit është 4 Marsi. Kush dëshiron duhet të nxitojë të regjistrohet, mirë është të regjistrohet secili, sidomos shqiptarët e Italisë dhe Greqisë që janë dëshmitarë të shumë ndryshimeve që kanë ndodhur, por mbi të gjitha janë dëshmitarë të ndryshimit të reputacionit dhe ndryshimit të këndit të shikimit, jo të masës, po themi, kryesore të popullatës”, tha Edi Rama.

Kryeministri theksoi se procedura e regjistrimit është e thjeshtë në platformën e KQZ-së dhe mund të regjistrohen edhe ata që pasaportat apo letërnjoftimet i kanë të skaduara.

“Mjafton të shkohet në Google, KQZ, diaspora KQZ, gjendet edhe linku aty, diaspora, kërkon pak durim, duhet bërë me kujdes me procesin, por nuk është i vështirë. Mund të regjistrohen tani dhe ata që kanë pashaporta ose karta identiteti që mund të kenë dalë jashtë afatit sepse edhe këtë e kemi siguruar tani. të skaduara. Votimi është falas dhe do të financohet tërësisht nga shteti. Do të vijë zarfi në shtëpi në adresën që duhet të jetë e shtëpisë, duhet të bëhet kujdes të hapet me kujdes, se brenda ka një zarf ku do të hidhet prapë vota dhe do të hidhet në postë, e parapaguar”, u shpreh Kryeministri Rama.

Kryeministri theksoi se sa më shumë votues të marrin pjesë, aq më mirë është, pasi kjo është hera e parë që votohet nga jashtë vendit për zgjedhjet e 11 Majit.

Klan News