Shkak, mosrespektimi i Marrëveshjes së Prespës
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov deklaroi se ka arritur notë verbale nga Greqia, për shkak të shkeljes së Marrëveshjes së Prespës.
Në të theksohet se është vërejtur shkelje e rëndë e Marrëveshjes së Prespës me ndryshimin e tabelës në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale nga ana e ministres teknike Rashela Mizrahi.
“Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi, mund të mos i pëlqejë emri i ri kushtetues, por kjo nuk i jep të drejtë të mos e përdorë atë. Mizrahi e ka shkelur Kushtetutën, edhe pse me marrjen e funksionit detyrohet ta respektojë dhe ta mbrojë Kushtetutën. Greqia dërgoi notë proteste për këtë rast. Edhe mua nuk më pëlqen Shkupi 2014, por shkoj në punë në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov.
Dimitrov deklaroi se i propozon publikisht Kryeministrit teknik Oliver Spasovski të kërkojë shkarkimin e saj nëse kjo e fundit nuk përmirëson veprimin e saj të cilin e vlerësoi si antikushtetues.
“Shkelja flagrante e Kushtetutës tërheq edhe përgjegjësi politike dhe ligjore. Ambasada e thekson faktin se Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet në mënyrë të vazhdueshme, shkruan në notën verbale. Nëse menjëherë veprimin e saj nuk e kthen në linja të Kushtetutës, i sugjeroj kryetarit të Qeverisë, zotëri Oliver Spasovskit, që të propozojë shkarkimin e saj në Kuvend”.
Dimitrov shtoi se ka elemente për përgjegjësi penale të ministres teknike në bazë të nenit 353 dhe nenit 390 nga Kodi Penal, por kjo është çështje e organeve tjera shtetërore.
Klan Macedonia