Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ministri i Rendit të Greqisë, premton shtyrjen e lejeve të qëndrimit për emigrantët shqiptarë. Që në fillim të Janarit, një numër prej tyre që kanë kaluar pushimet e festave të fundvitit, në Shqipëri, nuk po lejohen të hyjnë në Greqi. Tre ditë më parë, parlamenti grek miratoi një shtesë ligji, për shtyrjen e afateve të lejeve të qëndrimit deri në Qershor të këtij viti.

Ndërkohë udhëzimet përkatëse nuk kanë mbërritur ende në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë dhe emigrantët nuk po lejohen të hyjnë në vendin fqinj. Por gjatë një takimi që ka pasur së fundmi ambasadori shqiptar në Athinë, Bashkim Zeneli, me Ministrin e Brendshëm të këtij vendi, ky i fundit premtoi, se do të urdhëronte menjëherë të nisej qarkorja përkatëse, në të gjitha pikat greke të kalimit kufitar./tvklan.al