300 mijë vaksina kundër virusit të gripit A H1N1 prite të mbërrijnë në nëntor në vendin tonë. Kjo sasi është kërkuar nga specialistët e ISHP-së si kontigjent i parë për vaksinimin e grupeve më në risk, siç janë gratë shtatzëna, fëmijët nën 2-vjeç, të sëmurët kronik dhe veçanërisht ata që kanë probleme me mushkëritë.
Silva Bino: “Përsa i përket vaksinës, vaksina nuk është prodhuar, është kërkuar që në vend të ketë 300 mijë doza vaksinë”.
Aktualisht numri i rasteve të konfirmuara me gripit e derrit vazhdon të jetë katër, ndërsa numri i të dyshuarve ka arritur në 193. 5 prej tyre janë konfirmuar nga laboratorët tanë se janë prekur nga grip i tipit A.
Silva Bino: “Aktualisht deri dje në darke është 193, natyrisht mostra janë, kemi larmi mostrash nga një sërë spitalesh. Nga i gjithë ky numër i madh mostrash kemi, 5 raste të mundshme dhe janë verifikuar me virusin A në vendin tonë. Pjesa më e madhe e rasteve referojnë udhëtime jashtë vendit. Përsa i përket grup moshave zakonisht grup moshat në përgjithësi kanë qenë të moshës 16-44-vjeç. Kurse rastet e mundshme 16-23-vjeç”.
specialistët e ISHP-së po punojnë me ritme të shpejta për identifikimin në kohë të gjithë rasteve të prekura. Gjatë një javë në laborator kryhen analizat e 30 personave. Rastet e dyshuara dërgohen për verifikim në Rumani.
Silva Bino: “Pra aktualisht në këtë laborator mesatarisht, minimumi analizohen 30 mostra në javë. Tek neve kryhet test i shpejtë, testi i monufloreshencës fillimisht, një përgjigje që jepet brenda 2 orësh. Por 2 herë në javë dërgohen mostrat pranë laboratorit të referencës në Rumani”.
Edhe analizat e pesë rasteve të konfirmuar nga laboratorët tanë si te prekur nga gripi i tipit A janë dërguar në Rumani prej nga pritet edhe përgjigja përfundimtare./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami