Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë aspak të lehtë të nënës së dy fëmijëve. Ajo nuk pranon të identifikohet dhe në studio rrëfeu problemet që ka pasur me bashkëshortin dhe familjen e tij.
Prej 12 vitesh rezulton e martuar, por prej 9 vitesh nuk jeton me bashkëshortin. Marrëdhënia mes tyre ishtë më e qetë vitet e para, por pas ardhjes në jetë të fëmijës, gjërat mes tyre ndryshuan.
Gruaja thotë se nuk ka patur mbështetjen as të burrit dhe as të familjes së tij. Grindje të vazhdueshme kishte edhe me vjehrrën e saj.
Mirela Milori: Sa kohë je e martuar?
Gruaja: 12 vjet martesë, por prej 9 vitesh është larguar bashkëshorti nga shtëpia.
Mirela Milori: Ishte një martesë me dashuri, me njohje?
Gruaja: Me shkuesi!
Mirela Milori: U njohët?
Gruaja: Fjalët i kishte të bukura në fillim, por pastaj dolën ndryshe. Deri pa ardhur fëmija në jetë ishte mirë, kur erdhi fëmija në jetë filloi ndryshoi.
Mirela Milori: Ku filluat të jetonit?
Gruaja: Jetonin në një dhomë dhe një kuzhinë, asgjë tjetër tek shtëpia e burrit.
Mirela Milori: Ishte vjehrra dhe vjehrri?
Gruaja: Jo isha më vetë!
Mirela Milori: Ishe më vete por në një oborr, si të thuash?
Gruaja: Po një oborr!
Mirela Milori: Si ishte marrëdhënia familjare me ta?
Gruaja: Në fillim mirë, por pastaj më mbrapa acaruese, me fjalë ofenduese, me fjalë fyese. Nuk flisja dot me burrin tim, që kjo punë do bëhet kështu. Vjehrra më thoshte dimë ne. I thoja shko në punën tënde, se të bëj denoncim në polici. Më thoshte shko bëj denoncim në polici sa të duash, kam njerëzit e mi aty.
Mirela Milori: Pse u acarua marrëdhënia me vjehrrën?
Gruaja: Sepse mbështeste të birin kur bërtiste. Ishte një rast kur u sëmur djali shumë dhe i kërkova lekë ta çoja tek spitali (qan). Më tha nuk ka që ta çosh tek spitali, aty të rrijë. I thashë fëmija gjithë natën nuk ka fjetur, ti ke fjetur unë kam ndenjuar zgjuar me të. Aty lëre tha. Iku doli prej shtëpisë. Shokova gjeta lekë borxh, thirra babin dhe e çuam ta vizitonim tek spitali. E mora pas disa minutash në spital, i thashë ku je? Më tha jam në Shkodër të shikoj burrin e motrës në spital. Aa i thashë sa mirë të dolën lekët të shkoje të shikoje burrin e motrës, kurse djalin jo. Që aty filluan ato grindjet.
Mirela Milori: Sa vjeç ishte djali?
Gruaja: Ishte 2 vjeç kur e kapi dhimbja e veshëve.
Mirela Milori: Domethënë përpara se të vinin fëmijët në jetë, marrëdhënia ishte diçka më e qetë apo?
Gruaja: Po më e qetë!/tvklan.al