22 vite i fshehur në muret e shtëpisë, por askush nuk e dinte. Më në fund, një grua ka zbuluar një mesazh që fshihej që prej 1997-s në muret e shtëpisë së saj. Mesazhi u zbulua teksa ajo po hiqte letrën e murit për ta rinovuar.
“Nëse do të keni nevojë për letër muri për këtë dhomë, duhet të dini që nevojiten 8 copë. Unë bleva vetëm gjashtë copë për 17 Dollarë (5 Dhjetor 1997( diçka që nuk më mjaftoi dhe më zemëroi shumë”, shkruhej në letër.
Shënimi ishte nënshkruar nga Jon, pronari i mëparshëm i banesës. Ky mesazh u ka pëlqyer njerëzve, të cilët pasi kjo ngjarje u bë virale në internet komentuan me nota pozitive./tvklan.al
