Një grua nga Florida e prekur nga Covid-19, shtangu familjarët e saj kur u zgjua nga koma papritur pas një muaji e sëmurë. Kjo do të ishte dita e saj e fundit në ventilator pasi pajisjet që e mbanin gjallë do t’i hiqeshin.
Bettina Lerman 69-vjeçe, nuk ishte e vaksinuar, por pasi u infektua nga virusi dhe u shtrua në spital dhe pas 9 ditëve iu ushtrua terapisë intensive.
Mjekët i thanë familjes se nuk prisnin që situata e saj të përkeqësohej.
Djali i saj tha se patën një mbledhje familjare sepse mamaja e tij nuk po zgjohej. “Mjekët thanë se mushkritë janë të dëmtuara dhe nuk ka më kthim pas”, është shprehur ai.
Bettina vuante nga një sërë sëmundjesh të tjera si diabeti. gjithashtu para shumë kohësh kishte pësuar një atak në zemër.
Familja e saj përgatiti çdo gjë për t’i dhënë lamtumirën. Por ditën që pajisjet do t’i hiqeshin, një nga doktorët telefonoi.
Djali i Bettinas tha: “Ai më tha se mamaja jote u zgjua”. Gjithashtu djali shtoi se nëna e tij nuk ka më nevojë të mbahet në ventilator sepse merr frymë vetë./tvklan.al