Duhet të legalizohet prostitucioni në Shqipëri apo jo? Kjo është një pyetje që shtrohet shpesh gjatë debateve televizive kur diskutohen rastet e qendrave të masazheve që ofrojnë shërbime seksuale apo i vajzave të huaja që vijnë në Tiranë për këtë aktivitet, një fenomen që ka njohur rritje vitet e fundit.
Gjatë këtij debati në emisionin Opinion në Tv Klan, gazetarja Klodiana Lala ka thënë se është kundër legalizimit të prostitucionit.
Kurse gazetari Eljan Tanini u shpreh se legalizimi i prostitucionit duhet të ndodhë, dhe sipas tij, kjo gjë do të realizohet nga Kryeministri Edi Rama në fund të mandatit të tij.
Klodiana Lala: Nuk mendoj që legalizimi i prostitucionit do ta zgjidhi këtë.
Blendi Fevziu: Për legalizimin do bëj debat më vete.
Klodiana Lala: Nuk e besoj…
Eljan Tanini: Legalizimi është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhi kësaj shoqërie.
Blendi Fevziu: Më e mira?
Eljan Tanini: Më e mira!
Blendi Fevziu: Po?
Eljan Tanini: Unë edhe mund ta them se kush mund ta legalizojë.
Blendi Fevziu: Kush?
Eljan Tanini: Rama në fund të mandatit të tij.
Blendi Fevziu: Tani lere Ramën se po merret njëherë të bëjë shtetin e Bektashinjve.
/tvklan.al