Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se komisionerët Johanes Hahna dhe Dimitris Avramopoulos, janë duke e pritur ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit për heqjen e regjimit të vizave.
“Komisionerët Hahn dhe Avramopoulos ritheksuan edhe sot se Brukseli po e pret vetëm edhe ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion për të hequr regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.
“Tani është në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të vendosin se kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në zonën Schengen”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook./Klan Kosova