Google: 86% e llogarive Cloud të hakuara për gërmime kriptomonedhash
Gërmuesit e kriptomonedhave po përdorin llogari të hakuara të Google Cloud për qëllime gërmimi paralajmëroi gjiganti i kërkimit.
Ekipi i sigurisë kibernetike tha se aktorë keqdashësh po gërmojnë kriptomonedha përmes serverëve Cloud. Gërmimi i kriptomonedhave është një aktivitet mjaft fitimprurës, por që kërkon sasi të mëdha fuqie kompjuterike që konsumatorët e Google Cloud mund ta aksesojnë, por me një kosto.
Google tha se 86% e llogarive Cloud të hakuara përdoreshin për gërmime kriptomonedhash. Plot 50 llogari ishin kompromentuar ndërsa 10% e llogarive përdoreshin për të skanuar serverë të tjerë në internet për të identifikuar sisteme vulnerabel.
Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, shquhet për konsumin e lartë të energjisë. Gërmimi i bitcoin shpeshherë konsumon më shumë energji sesa vende të ndryshme të botës. Ndër të tjera hulumtuesit e Google kishin ekspozuar një sulm “phishing” nga grup Rus APT28 ose siç njihet ndryshe “Fancy Bear”.
Klan News