Hakerat e qeverise kineze kanë garbitur informacione të klasifikuara si “Top Secret” nga një kontraktues i ushtrisë amerikane. Lajmi bëhet publik nga mediat amerikane, që citojnë zyrtarë të lartë.
FBI nisi një hetim mbi këtë sulm kibernetik nga Pekini. Mësohet se materialet sekrete janë grabitur në muajt e parë të këtij viti. Bëhet fjalë për të dhëna të rëndësishme mbi menaxhimin e një lufte nënujore, projekte për një raketë supersonike dhe kërkime për zhvillimin e nëndetëseve ushtarake.
Informacionet e marra nga piratët kompjuterikë kinezë kanë vënë në alarm Pentagonin pasi janë kompromentuar qindra sisteme mekanike dhe softuere të ushtrisë.
Prej vitesh Kina është përfshirë në një luftë kibernetike me SHBA-të, në përpjekje për të arritur avantazhet që amerikanë kanë në teknologjinë ushtarake.
Gjatë vitit 2016, kur ishte në fushatë, presidenti Donald Trump premtoi mbledhjen e hakerave më të fortë amerikanë dhe krijimin e një zyre të posacme të gjenive kompjuterikë, për t’i bërë ballë sulmeve kibernetike nga fuqitë e jashtme, Kina dhe Rusia.
Tv Klan