Mbas sulmeve të hakerave në kompjuterin e parlamentit gjerman fshihet një shërbim sekret rus. Ekzistojnë një sërë dëshmish që tregojnë se strategët e Kremlinit e kanë Gjermaninë në fokus.
Rasti është bërë i njohur që në muajin Dhjetor, njofton Agjencia gjermane e Lajmeve (dpa). Virusi ka depërtuar në sistem dhe hakerat kanë vjedhur të dhëna. Sulmi është kuptuar nga Shërbimi Sekret gjerman që në muajin Dhjetor. Sulmi është zhvilluar prej një kohë të gjatë, mbase prej një viti. Mbas shkurtimeve “APT28” ekspertët e kompjuterave supozojnë se merr pjesë edhe qendra qeveritare ruse. Edhe sulmi mbi parlamentin gjerman në vitin 2015 ka pasur të bëjë me këtë grup, thonë ekspertët.
Ministria e Brendshme konfirmon sulmin
Ministria e Brendshme gjermane e konfirmoi rastin dhe bëri të ditur se Enti Federal për Sigurinë në teknikën e informacionit (BSI) dhe shërbimi sekret gjerman kanë hetuar një rast të prekjes së sigurisë në teknologjinë e informacionit që kanë prekur teknikën dhe rrjetin federal”. Njerëzit përgjegjës në zyrat përkatëse janë informuar dhe “janë marrë masat e duhura për sqarimin dhe mbrojtjen”, tha një zëdhënës. “Brenda administratës federale sulmi u izolua dhe u vendos nën kontroll”, tha ai më tej.
BSI vendosi sistemin mbrojtës për federatën dhe për qendrat e paprekura nga sulmi. Por deri tani nuk ka pasur qendra të prekura jashtë administratës federale. Për rastin po punohet “me prioritet të lartë” dhe me burime të konsiderueshme. Sipas informacioneve të gazetës “Süddeutschen Zeitung” një sulm ka pasur edhe në Ministrinë e Jashtme gjermane.
Sulmi ka qenë në linjën e informacionit Berlin- Bon
Me sulmin e hakerave është infiltruar rrjeti i të dhënave të administratës federale, Lidhja Informative Berlin- Bon (IVBB), thuhet në rrethet e sigurisë. Që prej Dhjetorit autoritetet po mundohen të gjejnë sa thellë janë futur hakerat në rrjetin e qeverisë. Nëse është prekur i gjithë sistemi i të dhënave të federatës, atëherë ky do kishte qenë një shkatërrim i madh, thotë një ekspert i sigurisë. Krahas BSI dhe mbrojtjes nga spiunazhi në Entin Federal të Mbrojtjes së Kushtetutës (BfV) është lidhur me rastin edhe Shërbimi Sekret. Linja Informative Berlin – Bon është një platformë komunikacioni e administratës federale e mbrojtur nga sulmet në rrjet. Përdorues të saj janë Kancelaria dhe ministritë federale, Enti federal i kontrollit si dhe autoritetet e sigurisë në Berlin. Bon dhe në qendra të tjera, por edhe Parlamenti dhe Këshilli Federal.
Ndërtimi i kësaj linje, e cila është e ndarë nga rrjetet publike për të rritur sigurinë. Dëshmitë tregojnë se sulmi mbi të nga “APT28” ka të bëjë me një grup hakerash të drejtuara nga shteti rus, megjithëse në raste të tilla është i vështirë verifikimi. Shenjat tregojnë një gjë të tillë. Kështu për shembull ka pasur sulme të mëparshme nga “APT28” kundër NATO-s si dhe qendrave qeveritare e gazetarëve nga Evropa lidore dhe Kakukazi, objektiva atraktive të qendrave ruse të shërbimit sekret. Shkurtimi APT do të thotë Advanced Persistent Threat (kërcënimi i vazhdueshëm dhe i avancuar).
“APT28” ka sulmuar parlamentin gjerman që më 2015
Në sulmin ndaj parlamentit gjerman në maj 2015, u vunë re aktivitete të dyshimta në rrjetin e kompjuterave të parlamentit. Hakerat kishin arritur të siguronin një infiltrim aq të madh, saqë e gjithë teknologjia e informacionit të parlamentit duhet të ndërrohej. Supozohet se hakerat kanë qenë po ashtu “APT28”. Para zgjedhjeve parlamentare politikanë dhe punonjës të shërbimit sekret folën për rrezikun se të dhëna të besueshme të marra nga hakerat nga parlamenti mund të përdoreshin në fushatën elektorale duke u prezantuar në platforma si Wikileaks. Por nuk ndodhi ndonjë valë publikimesh për manipulimin e zgjedhjeve. Rrjeti i të dhënave të Federatës është shumë më i mbrojtur nga sulmet e hakerave se sa rrjeti i parlamentit.
Qeveria federale gjermane regjistron sipas të dhënave të veta rreth 20 sulme shumë të specializuara hakerash në ditë në kompjuterin e vet. Një sulm në javë e ka origjinën nga një shërbim sekret. Po ashtu ka të dhëna se spiunë rus përpiqen të rekrutojnë punonjës të zyrave të parlamentarëve./DW