Pas ofertës për armëpushim nga ana e Izraelit, dhe Hamas është gati t’i japë fund zjarrit në Gaza. Grupimi islamik ka bërë të ditur se për 1 javë do të ndërpresë sulmet, por kërkon që gjatë kësaj kohe ushtria izraelite të largohet nga territoret palestineze. Megjithatë tërheqja izraelite duket se është edhe ngërci i këtij lajmi të mirë që pritet t’i japë frymëmarrje situatës në këtë vend.

Që të shtunën kur u shpreh i gatshëm për një pushim zjarri, Telavivi nxitojë të nënvizonte se trupat e tij do ti qëndronin në këto territore deri sa të garantohej se sulmeve me raketa nga Hamas tu vinte fundi dhe në fakt premisat për rikthim në qetësisë në Gaza nuk duken të mira. Armëpushimi i njëanashëm i Izraelit zgjati shumë pak, sepse Hamas hodhi 5 raketa drejt territoreve të tij duke detyruar trupat e Izraelit të kundërpërgjigjeshin me zjarr.

Por armëpushimi duket se po u shërben të dy palëve për të bërë edhe një bilanc të luftimeve 3 javore. Me fillimin e tij u gjetën në Gaza 95 trupa të pajetë të varrosur nënë gërmadhat e ndërtesave të shkatërruara. Bilanci i viktimave shkon kështu në 1300 të vrarë dhe 5000 të plagosur, 410 prej viktimave janë fëmijë.

Në frontin diplomatik, përpjekjet për arritjen e paqes janë intensifikuar por sot është parashikuar një samit i paqes në Sharm El-Sheikh ku do të marrin pjesë liderë të shumë vendeve të botës që kanë vendosur të impeniohen për një armëpushim afatgjatë, ndërkohë që situata tregon se asnjë nga palët nuk e mban fjalën për ti dhënë fund luftimeve./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle

Montazh: Vilma Halilaj