Hapet për qarkullim Loti i Parë i aksit Elbasan – Qafë Thanë, segmenti nga Fushë Labinoti në Mirakë në një gjatësi prej 5.3 km.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar vidon me automjetet të cilat kalojnë në segmentin e ri, pjesë e Korridorit të 8.

Punimet për aksin Elbasan – Qafë Thanë do të kryhen me lote. Aktualisht punimet janë shtrirë në Lotin e Dytë të këtij aksi.

Punimet në këtë aks mjaft të rëndësishëm drejt juglindjes përfshijnë edhe ndërtimin e disa veprave infrastrukturore.

Aksi Elbasan-QafeThanë, pjesë e rëndësishme e Korridorit Tetë, do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi dhe tashmë i gjithë Korridori Tetë është përfshirë në rrjetin europian.

Rruga do t’iu vijë në ndihmë Elbasanit dhe Korçës për zhvillimin e turizmit duke shkurtuar ndjeshëm distancën kohore të udhëtimit. Sipas ARRSH, Korridori Tetë pritet të marrë formë përfundimtare në vitin 2027.

Tv Klan