Vepra më e rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit, tuneli i Llogarasë, është hapur sot zyrtarisht për përdorim.

Tuneli është hapur përmes një ceremonie inaugurimi ku mori pjesë Kryeministri Edi Rama, ministra, deputetë e zyrtarë vendorë të qarkut Vlorë.

Tuneli ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt plazheve të bukura të Jugut të Shqipërisë.

Hyrja për në tunel nis nga Dukati duke shmangur kthesat e Llogarasë dhe del në fshatin Palasë. Distanca e udhëtimit në këtë segment llogaritet 7-10 minuta, nga rreth 40 minuta që përshkohej duke udhëtuar përmes Llogarasë.

Tuneli i Llogarasë, i cili u hap përpara afatit përfundimtar, do të jetë pa pagesë këtë sezon, ndërsa vitin e ardhshëm do të aplikohet.


Ora 10:35 – Kryeministri Rama mbërrin në tunelin e Llogarasë për ceremoninë e inaugurimit

Kryeministri shoqërohet nga zv/Kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.



/tvklan.al