Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dyshon se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kanë biseduar për ndarjen e Kosovës. Ndërsa sipas tij, këto biseda i ka udhëhequr përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogherini.
“Ekziston ky dyshim i bazuar se kjo është bërë nën udhëheqjen e zonjës Mogherini. Shpresoj se ata do t’i kërkojnë falje njëri-tjetrit për kohën që ia kanë humbur vetes, popujve të vet dhe taksapaguesve të BE-së”.
Në një tryezë të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, Haradinaj tha se nuk beson se do të vazhdoj më procesi i dialogut nga Mogherini.
Kundër ndryshimit të kufijve është edhe ambasadori Zviceran në Kosovë.
“Ndryshimi i kufijve nuk funksionon, as nuk ka funksionuar kurrë në histori. Nëse lëvizin kufijtë arsyet e konfliktit nuk do të zgjidhen, sidomos në Ballkan. Mund të futeni në telashe.
Ndarja e korrigjimi i kufijve nuk është mirë as për serbët e jugut, as për ata në veri”.
Ndërsa takimin në Paris, Kryeministri Haradinaj e cilëson si vazhdim të dialogut. Ai tha se nëse pala serbe është e interesuar, atëherë Kosova është e gatshme dhe do të vazhdojë dialogun.
Tv Klan