Rezultati i zgjedhjeve në SHBA ende nuk është zyrtar, por në kampin demokrat ka nisur festa. Zëvendës Presidentja Kamala Harris ka publikuar një video në mediat sociale, teksa ajo telefon Joe Biden dhe e uron për fitoren.
“Ia dolëm, ju jeni Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe”, dëgjohet të thotë Harris. Siç duket dhe nga video ajo ka qenë duke bërë vrap në një park dhe at ka marrë lajmin se kanë mundur Donald Trump.
Ndërkohë një reagim për Biden ka ardhur dhe nga kandidatja demokrate në zgjedhjet e vitit 2016, Hillary Clinton.
“Votuesit kanë folur dhe ata kanë zgjedhur Joe Biden dhe Kamala Harris. Është një fitore historike, një refuzim për Trump dhe një faqe e re për Amerikën. Faleminderit të gjithëve që na ndihmuar për të realizuar këtë”, është ky një postim i Clinton.
Ndërkohë në sheshet kryesore në SHBA ka nisur festa, ku demokratët janë mbledhur dhe brohorisin për fitoren e Biden./tvklan.al