Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka vizituar Konsullatë e Përgjithshme të Shqipërisë në Nju Jork gjatë vizitës së tij në SHBA.
Ai thotë se vetëm aty, në periudhën Janar-Shtator 2024 janë ofruar 2600 shërbime konsullore për shqiptarët që jetojnë në SHBA, Meksikë, Panama, Republikë Domenikane, Kosta Rika, Guatemala, Hawai e Bahamas.
Gjatë këtij viti, ministri Hasani bën me dije se janë ofruar 107 mijë shërbime konsullore që Shqipëria mbulon në të gjithë botën.
“107 mijë shërbime konsullore të kryera gjatë vitit 2024, nga stafet e përkushtuara në 42 poste konsullore në ambasada dhe konsullata të përgjithshme, që mbulojnë thuajse të gjithë botën. Përgjegjshmëri e prioritet janë lehtësimi dhe modernizimi i procedurave konsullore për t’iu gjendur sa më pranë qytetarëve shqiptarë”, shkruan Hasani./tvklan.al