Në Konferencën e Ministrave të Paqes në Ukrainë, kryediplomati Hasani, shprehu angazhimin për të qëndruar të bashkuar, për të trajtuar koston njerëzore të agresionit rus.

“Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Ukrainën në ndihmë urgjente, mbrojtjen civile, mbështetjen për personat e zhvendosur dhe rindërtimin e infrastrukturës kritike”.

Ai nënvizoi vullnetin e Shqipërisë dhe aleatëve për mbizotërimin e paqes, stabilitetit dhe drejtësisë për Ukrainën.

 Aktiviteti u bashkë-organizua nga Kanadaja, Norvegjia dhe Ukraina.

Klan News