Dervish Haxhiosmanoviç është pasardhësi i Agim Canajt në stolin e Vllaznisë. Trajneri malazez është prezantuar përpara ekipit dhe gazetarëve i kënaqur për rikthimin te skuadra shkodrane për të cilën ka thënë se është gjithnjë i gatshëm.

Deda siç njihet në ambientet e futbollit shqiptar te i gjithë kontingjenti i lojtarëve.

Dervish Haxhiosmanoviç:Ndoshta kam ardhur në momentin më delikat dhe në radhë të parë dua të rikthehemi si ekip dhe të mos presim që ndeshjet të na i zgjedhin individë të veçantë, por të luajmë më grup, futbollistët do të jenë të gjithë të parë.”

Kjo është hera e pestë që Haxhiosmanoviç drejton Vllazninë me të cilën më parë ka fituar kampionatin në 2001 dhe kupën e Shqipërisë në 2008./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku