Ky është momenti kur helikopteri ushtarak Black Hawk godet në ajër një avion pasagjerësh gjatë uljes nga aeroporti Regan në Uashington.

Pamje të regjistruara nga kamera e vendosur në qendrën “Kennedy” në Uashington tregonin një shpërthim në ajër përgjatë lumit Potomak rreth orës 21:47 të mbrëmjes me orën lokale, dhe avionin në flakë që bie me shpejtësi.

Në bordin e avionit të kompanisë American Airlines ndodheshin 64 persona, ndër të cilët 4 pjesëtarë të ekuipazhit, ndërsa 3 ushtarë fluturonin në helicopter  i cili po kryente një fluturim stërvitor. Autoritetet thanë në një konferencë shtypi se janë përqendruar në një operacion shpëtimi që përfshin anije dhe zhytës në lumin Potomak ngjitur me aeroportin.

Deri më tani janë  nxjerrë trupat e pajetë të paktën 30 personave ndrësa sipas zyrtarëve për shkak të temperaturave të  ujit pranë ngrirjes nuk priten të mbijetuar. Temperatura e ujit e kombinuar me mungesën e dritës dhe kushteve me erë e bëjnë ndërhyrjen e autoriteteve për nxjerrjen e trupave.

Mbetjet e avionit të American Airlines u gjetën të shpërndara në tre pjesë, siç njoftoi Sekretari i Transportit, Sean Duffy. Trupi i avionit u gjet pjesërisht i zhytur në ujë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump tha se ishte informuar mbi ngjarjen dhe e cilësoi një aksident të tmerrshëm.

Nuk ka pasur një aksident fatal me avion pasagjerësh në SHBA që nga Shkurti i vitit 2009, por një sërë incidentesh në vitet e fundit kanë ngritur shqetësime për sigurinë.

Ndërkohë, aeroporti Regan në Uashington do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 5 të pasdites, me orën lokale, të premten.

Klan News