“Prapaskena e Fatit” e titulluar Herion Mustafaraj komedinë muzikore me një aktor në skenë.
Ky është Xha Fati, një teknik pianosh në moshë të thyer, me origjinë shqiptare i vendosur në prapaskenat e një Teatri në Broadway të New York-ut, për të akorduar pianon që ndodhet në dhomën e zhveshjes së një artisti me famë botërore, që i zgjon pasionet e tij të vjetra.
Një karakter i skicuar dhe interpretuar nga vetë Mustafaraj, që nëpërmjet sendeve personale që ndodhen në dhomën e artistit shfaq talentin e tij të fshehtë për të sjellë një mesazh.
Pas suksesit për shqiptarët në New York, me një shfaqje që sjell dy realitete të ndryshme atë të Shqipërisë dhe Amerikës, Mustafaraj po mendon ta çojë edhe më tej këtë komedi.
“Prapaskena e Fatit” vjen me regji të Endri Çelës dhe Skenografi të Bledar Gercalliut prej 8 Nëntorit në Teatrin Kombëtar “Eksperimental Spahivogli”.
Tv Klan