“Prapaskenat e fatit”, është pikërisht shfaqja që do të ringjisë në skenë aktorin Herion Mustafaraj. Ai ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, nga ku rrëfeu se shfaqja është një komedi muzikore që do të vihet në skenë në datat 8-9-10 Shkurt ora 19:00 në sallën Goethe, në Teatrin Kombëtar Eksperimental.

“Është një komedi muzikore me një aktor. Unë kam inkorporuar brenda ngjarje dhe pjesë muzikore pasi me shumë zgjuarsi dhe eksperiencë ndërtova këtë karakterin plak, xha Fati. Shfaqja do të vihet në skenë në datat 8,9,10 tek Teatri Eksperimental, në orën 19:00, në sallën Goethe. Shfaqjen e kam shkruar vetë, është një përmbledhje e eksperiencave të mia dhe historive të çuditshme që kam dëgjuar nga njerëzit të sjella në mënyrë komike. Xha Fati ka ëndërruar gjithë jetën të jetë artist, por nuk i është dhënë mundësia të ngjitet në skenë”,

tha Herion Mustafaraj.

/tvklan.al