14 persona janë arrestuar si pjesë e një grupi kriminal që kryenin mashtrime me TVSH.
Operacioni ndërkombëtar u shtri në 17 vende mes të cilëve dhe në Shqipëri, vend ku ky grup kriminal kishte zhvilluar aktivitetin kriminal.
Në përfundim të operacionit u zbulua se dëmi ekonomik i shkaktuar nga ky grup kapte vlerën e 195 milionë Eurove.
Skema e mashtrimit ka dyshime se drejtohej nga një kompani gjermane kanalizimesh që prej vitit 2017.
Fillimisht aktiviteti kriminal mësohet të ketë nisur me evazion fiskal përmes shitjeve të pajisjeve elektronike, përfshirë këtu edhe celularë, ndërsa në vitin 2020 evazionin fiskal e kanë vijuar me shitjen e maskave, kohë që përkon dhe me pandeminë COVID-19.
Goditja e këtij grupi kriminal erdhi pas hetimeve intensive të disa agjencive ligjzbatuese mes të cilave dhe SPAK.
Si pjesë e këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme njoftoi se në vendin tonë ka autorizuar kontrollin e 5 ambienteve, ku u sekuestruan celularë, USB e laptopë.
Ndërkohë në 17 shtete janë ushtruar kontrollet janë sekuestruar celularë me vlerë 15.3 milionë Euro, jaht me vlerë 3 milionë Euro dhe 1.2 milione Euro cash, disa makina luksoze dhe 2.5 kg flori.
Tv Klan