Kur kanë kaluar gati dy muaj nga rrëzimi i helikopterit të Ushtrisë, në Liqenin e Shkodrës, Prokuroria vazhdon të marrë dëshmi për të zbardhur këtë ngjarje.
Ben Sula, Drejtor i Trafikur Ajror dhe Skënder Loli, Inspektor për lëshimin e çertifikatave teknike për mjetet fluturuese janë marë në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore.
Sula ka sqaruar planin e fluturimit të helikopterit në 6 Prill. Ai ka pohuar se ka patur një plan dhe pilotët e kanë zbatuar deri në momentin e rrëzimit.
Ndërsa Loli është përgjigjur për anën teknike të helikopterit, i cili sipas tij, ka qënë në gjendje të mirë teknike.
Nga ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes ngrihen dyshime se shkak për aksidentin të jetë bërë një pakujdesi e dy pilotëve të vdekur.
Por ajo që do t’i japë shkaqet të sakta të misterit do jenë kartat e memories së kameras së sigurisë së helikopterit. Ato janë dërguar në Gjermani për tu ç’koduar dhe brenda këtij muaji pritet të mbërrijnë rezultatet.
Tv Klan