Një dron i lëshuar nga militantët e Hezbollahut shënjestroi një prej rezidencave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Caesarea mëngjesin e kësaj të shtune.

Zyra e kreut të qeverisë izraelite njoftoi se nga sulmi nuk pati të lënduar pasi Netanjahu nuk ndodhej në rezidencë dhe se dy dronë të tjerë u neutralizuan në ajër. Vete kryeministri izraelit postoi një video nga rezidenca e tij, duke deklaruar se asgjë nuk e dal në këtë luftë.

“Ne po vazhdojmë betejën tonë me përfaqësuesit e tjerë terroristë të Iranit. Asgjë nuk na dekurajon, do të vazhdojmë derisa të fitojmë”.

Ushtria izraelite vijon ndërkohë ofensivën në të dyja frontet, në Gaza dhe në Liban ku nuk mungojnë as viktimat mes civilëve. Në një tjetër sulm ajror izraelit ndaj kampit të refugjatëve në Jabalia të Gazës u vranë 33 persona nga të cilët 21 ishin gra ndërsa 85 të tjerë u plagosën.

Ky është momenti ku ushtria izraelite tunelin nëntokësor gjigant që i përkiste forcave elitare të Hezbollahut në Libanin jugor duke përdorur 100 ton eksploziv. Në të synohej pushtimi i Galilesë.

Ushtria izraelite njoftoi se vrau rreth 60 luftëtarë të Hezbollahut, mes tyre edhe zëvendëskomandantin Naser Abed al-Aziz Rashid i akuzuar për përfshirje në aktivitete terroriste. Hezbollahu njoftoi se gjate dy javëve janë vrarë 400 persona nga sulmet e Tel Avivit.

Ndërsa 1 person u vra dhe 20 të tjerë u plagosen pas lëshimit të 100 raketave nga Hezbollahu në veri të Izraelit.

Tv Klan