Një ditë pas zgjedhjeve të pjesshme vendore në Himarë qyteti i është kthyer normalitetit, ku kryefjala është turizmi.
Rrugët janë të mbushura nga turistët e shumtë. Për banorët vendas e hëna ishte një ditë e zakonshme Gushti.
Në plazhe pushuesit shijojnë ditën me diell.
Vizitorët vendas dhe ata të huaj shijojnë plazhet e bukur dhe ujin e pastër të detit Jon.
Jo vetëm plazhet në qendër të Himarës, por edhe në Potam, Livadh, Llaman, janë të mbushura me pushues që kanë zgjedhur relaksin e plazheve të mrekullueshëm.
Tv Klan