Vendimi, pas muajve të gjatë të mbylljeve në fundjavë
“Pas 12 javësh kufizim, kodrat e liqenit prej kësaj të shtune janë të hapur për të gjithë qytetarët, të cilët duan ta frekuentojnë atë për një shëtitje, apo edhe thjesht për të marrë ajër të pastër”.
Të moshuar, të rinj dhe fëmijë kanë populluar Liqenin Artificial në kryeqytet, në fundjavën e parë pa kufizime.
Ata që e frekuentojnë këtë hapësirë thonë se heqja e kufizimeve ishte vendimi i duhur, por sërish duhet patur kujdes, pasi shifrat e të infektuarve në Tiranë mbeten të larta.
“Shyqyr që u hap, mesi e prisnim”.
“Po ajri na bën mirë përse të mos e frekuentojmë”.
“Shumë mirë që u hoqën kufizimet, por tani duhet pasur kujdes pasi shifrat mbeten të larta”.
Fëmijët janë ata që po gëzojnë më shumë. Përveç qytetarëve, edhe bizneset kanë vijuar aktivitetin e tyre normal në këtë park.
Tv Klan