Histori me Zhurmues me kronikat arkivale do të sjellë sonte ngjarjet e vitit 1951.
Viti 1951 kujtohet për një nga ngjarjet më makabër të sistemit diktatorial komunist, siç ishte e lidhur me bombën në ambasadën sovjetike.
22 persona të pushkatuar pa gjyqe, intelektualë të njohur të asaj kohe, por edhe shumë burgime e internime ishin pasoja të incidentit të Shkurtit të atij viti.
Sonte do të qëndrohet vetëm në prologun e asaj ngjarje përmes tregimit të historianit, Uran Butka, por mbrëmja e ardhshme do të qëndrojë tërësisht me personazhet, fati i të cilëve u shkrua pikërisht pas incidentit të ambasadës sovjetike.
Uran Butka: “Një masakër e paparë, bile meqë po agonte u munduam ta mbulojmë shpejt e shpejt atë gropën e stërmadhe me dhe dhe me ca driza”.
Gjithashtu është viti i parë i planit të parë 5-vjeçar dhe profesori Ajet Shahu do të sjellë një panoramë ekonomike të atyre viteve si në modelin sovjetik.
Qeveria shqiptare shtroi qëllimin kryesor të atij plani, kthimin e Shqipërisë në vend agraro-industrial.
Nën modelin sovjetik atë kohë filluan të aplikohen huatë shtetërore. Çfarë ishin huatë dhe si i masat punonjëse iu përgjigjën thirrjes së partisë së punës për të ndihmuar ekonominë shqiptare?
Fillimet e kombinatit Stalin përmes dëshmisë së teknikut të vjetër, Safet Alushi.
Viti 1951 ka edhe një tjetër fakt interesant. Shfaqja e parë e baletit në Shqipëri. “Shatërvani i Bahçisarajit” ishte premiera e parë e baletit klasik dhe sonte në “Histori me Zhurmues” do të jetë një nga balerinat e para, zonja Dali Morina Gjadri./tvklan.al