Federata Shqiptare e Futbollit dënon rëndë klubin Tirana. Bardheblutë do të luajnë pjesën e mbetur të sezonit pa tifozë pasi në sfidën kundër Vllaznisë, dy ditë më parë, e zhvilluar në stadiumin e Lushnjes, klubi kryeqytetas nuk kishte marrë masa për sigurinë e lojtarëve të ekipit Shkodran.

Tifozët hodhën mjete plasëse në fushë dhe si pasojë u dëmtuan dy futbollistë të Vllaznisë si dhe u ndërpre ndeshje për disa minuta. Veç këtij dënimi, Tirana do të paguajë një gjobë prej 300 mijë lekësh.

Gjobë në të njëjtën masë, 300 mijë lekë do të paguajë edhe Klubi i Elbasanit për shkak të sjelljes së dhunshme të tifozëve. Për shkak të tifozëve, me gjoba janë dënuar Skënderbeu dhe Partizani.

Tv Klan