Dënimi i ashpër i Tiranës nga Komisioni i Disiplinës u kërkua me ngulm nga klubi i Vllaznisë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, shkodranët e konsideruan si një “akt terrorist” dhe se fusha e blertë ngjante më tepër me një skenë lufte sesa me një ambient sportiv. Në të tilla kushte, Tirana do luaj të paktën 25 ndeshje pa prezencën e tifozëve.

Por, në rast se bardheblutë do pozicionohen në zonën final-four atëherë kësaj liste do i shtoheshin edhe mininimalisht 1 ndeshje dhe në rast kalimi në finale edhe një tjetër duel.

Këtu nuk përfshihen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, në varësi nga ecuria e Tiranës në këtë kompeticion. Vendim për të cilin tifozët ultras të bardhebluve, “Tirona Fanatics” kanë pranuar se do të ndjekin hapa të tjerë për t’u rikthyer sërish në tribuna.

Klan News