Trupi i një gruaje është gjetur brenda një valixheje në një hostel në Londër. Kufoma e gruas u gjet të premten.
Deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim, ndërsa policia po e trajton vdekjen si të pashpjegueshme. Gjithashtu po punohet për të zbuluar identitetin e saj.
Një banor tha se gruaja ishte një person shumë i mirë. “E di që u gjet brenda në valixhe trupi. Ajo ishte mikesha ime”, ka treguar një person, i identifikuar me emrin Martin.
Ai ka treguar se viktima në fjalë është një vajzë. Një tjetër banore ka spekuluar se i dashuri i saj është zhdukur menjëherë pas ngjarjes. Policia nuk ka komentuar ngjarjen./tvklan.al