Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen online të Asamblesë Kombëtare lajmëroi edhe një takim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të turit me diasporën.
Rama teksa po fliste lidhur me takimet në Britani dhe Gjermani të cilat janë shtyrë për të rinisur në Shtator, u shpreh se gjithashtu po përgatitet një takim edhe më shqiptarët në Shtetet e Bashkuara.
Edi Rama: Turi do të vazhdojë në shtator, pasi për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Londër u bë një problem më vetë marrja e sallës që kishim më parë edhe me të drejtë, pasi në një situatë zgjedhore është normale që edhe ne të shmangim një takim që edhe pse nuk është partiak, apo ka të bëjë drejtëpërdrejtë me zgjedhjet në Britaninë e Madhe sidoqoftë është një takim politik.
Dhe po kështu duke qenë se parashikimi apo përgatitja për të bërë takimin tjetër të Duseldorfit në një moment shumë afër me ndeshjen e skuadrës tonë kombëtare nuk do të donim të krijohej një ide e përzirjes së dy gjërave edhe pse takimi ishte i organizuar pavarësisht nga… Prandaj në Shtator do të marrim përsëri turin dhe do të zhvillojmë takimet e Britanisë dhe Gjermanisë, ndërkohë që do të përgatisim edhe një takim në Shtetet e Bashkuara. Kjo sa i përket organizimit në raport me 20 Korrikun që është data e Kongresit.
/tvklan.al