Policia në Teksas ka vënë në pranga një çift pasi gjetën trupin e pajetë të djalit të tyre brenda një kove me zift. Roland dhe Dona Grabowski, 42 dhe 41 vjeç janë akuzuar për braktisje fëmijësh pasi i shkaktuan vdekjen djalit të tyre.
Sherifi i zonës ka nisur një hetim për këtë ngjarje të rëndë. Çifti pretendon se e gjeti fëmijën të vdekur më 31 Korrik pasi vuante nga Sindroma e Vdekjes së Papritur.

Çifti vendosi që të mos e raportonte vdekjen e foshnjes dhe në vend të kësaj i fshehën trupin.
“E mbështollën me një batanije dhe e futën në një kovë me zift pas ndërtesës. Kam 30 vjet që bëj këtë punë dhe kam parë shumë gjëra të çuditshme, por është hera e parë që shoh një fëmijë brenda një kove me zift dhe shpresoj që të jetë e fundit”, tha sherifi Jim Skinner.

Autopsia pritet që të përcaktojë shkakun e vdekjes së fëmijës. Arrestimi i çiftit u bë pas lëvizjeve të çuditshme që po bënin. Fillimisht ata thanë se fëmija ishte tek disa të afërm, por më vonë u zbulua e vërteta horror./tvklan.al