Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar se këtë të enjte Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar raundin e radhës së bisedimeve në Bruksel.
Në një postim në mediat sociale, Hoti shkruan se takimi është zhvilluar me ndërmjetësimin e të Dërguarit të Posaçëm të BE, Miroslav Lajçak dhe në delegacionin e Kosovës ka qenë dhe koordinatori shtetëror Skender Hyseni.
Kreu i qeverisë së Kosovës shton se temë e diskutimit ishin pensionet dhe kadastra, që është vijim i diskutimit të nisur në 29 Tetor.
“Edhe pas një diskutimi të gjatë, ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve. Sidoqoftë, kishte pajtim që diskutimi i këtij elementi të marrëveshjes së përgjithshme midis dy vendeve të vazhdojë në takimin e radhës”, duke thënë se nuk është optimist për një marrëveshje të shpejtë./tvklan.al